August 5, 2024

Të dua poezi! – Manushaqe Hoxha Laçi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të dua poezi!

Ca shkronja kërkoj nga alfabeti i zemrës.
Për dëshirën që hesht, pandalur të shkruaj.
Të ndjek poezinë udhëve e brigjeve të jetës,
duke mbajtur në sy një pishtar të pashuar.

Thellësive të shpirtit ngadalë të zgjoj ndjenjën.
Butësisht me mjaltin e fjalës ta ëmbëlsoj.
Së bashku të ecim mbi gurët e shtigjet e jetës.
Me artin e vargjeve, poezinë të lartësoj.

E të mos frikësohem nga dallgë, tërmet a vullkan.
Stuhitë ti mposht, kur t’më godasin në sy.
Të mblidhen shkronjat, të bëhen karvan.
Bukurinë e jetës ta shndërroj në poezi.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com