S’pata shpresën për të humbur… – Lek Gjonaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
S’PATA SPRESËN PËR TË HUMBUR…
Gjashtêdhjet herë lulet kanë qelur,
E aq herë petalet ranë,
Të numroj hapat që kam hedhur,
Botës rreth do i kisha ardhë…..
Të numroj shtigjet ku jam qasur,
Ndër dy shekujt ku jam endur,
Shtat prej guri të kem patur,
Unë besoj, do isha gdhëndur…..
Me sa dallgë do jem përballur,
Gaz e brengë mbajta në gji,
Veq ai zot që më ka falur,
E vetë shpirti im e di……
S’pata shpresën për të humbur,
S’pata ndjenjën për të tretur,
Ndaj dhe ëndrrës më të bukur,
Nuk i shfaqem hatërmbetur…….
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com