Rrinte vasha e menduar – Lumturije Sulejman Drenica
Rrinte vasha e menduar
Bregut t’detit të valëzuar,
Rinte vasha e menduar,
Larg vështrimin kishte tretur,
Tek perëndonte i bukuri diell.
I flet detit e u fletë valëve,
Fjalët i ngrihen përmbi buzë,
Thellë në shpirtë ka një mallë
Zemra i qanë ditë e natë.
Kur marr frymë e kur festoj
Ty atdhe gjithmon të kujtoj,
Më mungon e të mungoj,
Ti zemrës time i sjell pranverë
Ky mërgim po banë kërdinë,
E ka nda për t ‘gjallë gjithë njerzinë.
Pasuria va ka lujtë mend,
Janë gjer botës ,tuj lanë të shkret atdhen.
Tanë kjo botë syt nuk mi mbush,
Nuk kam gëzim pa ty vatan,
S’ka dhuratë që më lumturonë,
Kur në dhe të huaj shpirti më vuan.
Bregut të detit plotë valë – valë
Rri e pres zogjtë shtegtatë,
Por askush një lajmë s’ma sjellë,
Sytë më mbetën nga ty atdhe.
“Lumturije .S .Drenica “