August 10, 2024

Më balsamos…hesht! – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

MË BALSAMOS…HESHT!

Dua të notoj në vargun tënd
me trego ku mban fshehur çelësin
në fijen e flokut,në dekoltenë e hapur
endem kalorës i magjepsur në poezi
të të vjedh buzëqeshjen ,
ta var si zile në buzën e vyshkur
s’dua vargu shterp të më mbetet
hua t’ia marr shikimin bebëzave
ta ndriçon fanar rrugën time,më thua i marrë jam
kam frikë poezia mos mbetet e verbër
më fal “mëkatin” mos t’i nis taborët
dua t’i marr tik-takun zemrës sate
sekondat e lumturisë të fillojnë numërimin
me jep çelësin të futem në oazën e vargut
dua të jem i burgosur në fortifikatën e pushtuar
lërmë aty më vër kokën në prehër
me përkëdhel me flladin e gishtave tu
jashtë të dalldisen retë e mbarsura
me balsamos në shtratin e poezisë
shhhhhh hesht, bletët po zukasin…

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com