August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Tu luta…

Ju luta qiellit të ulej poshtë
Se atje lart të kishte ngjitur
I thash se vjen dimri i ftohtë
E këtu jam duke te pritur
.
Ju luta hënës bashkë me ndricimin
Te zbriste poshtë edhe ty
Se ti ke frike nga errësira
E vetme lart ne yjesi

Ju luta diellit që të ngroh zemrën
Me ato rreze ma mposht vështrimin
Pash atë zot qe e ke pranë
Ma sill ketu tì marr bekimin

Ju luta reve që më përgjonin
Te ulura poshtë shumë prane meje
Kerkoni aty ne vranesirë
E silleni ketu afer meje

E me ne fund ju luta shiut
Qe me rrebesh filloi te binte
Merre me vete per nje moment
Se gjumi i nates ,nuk po me zinte

E ka 2 muaj qe vetem lutem
I luta ,qiell, diell, hene,
Por askush nuk me degjoi
Engjell parajse me je bere “Nene”

Nje dedikim malli per ty e mira nena ime
Ditet ikin e malli shtohet Te qofte dheu i lehte

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com