Vargu më heshti, më mbeti në hije – Jahe Fida
Vargu më heshti, më mbeti në hije
Ngrehu Naim, të lutem më thuaj
si të duken fushat, arat mbetur djerrë
dhe malet e prera a ngjajnë si të huaj
bjeshka pa blegërima a duket e mjerë?!
Ngrehu Millosh, i madhi Migjen
Më thuaj të lutem nëse kam gabim
“ Lula të Vocër “ vallë veç nji gjenë
a mos prej tyre pushtuar e sheh vendin tim?!
Dhe ti këngëtar që rinisë i këndoje
ngrehu e më thuaj si të duket rinia
a mos vallë në vende të tjera i doje
e pa rini të mbetej Shqiperia?!
Mendova sot të bëhesha Naim
Migjenit t’i thoja që kishte gabuar
dora m’u dridh, në shpirt trishtim
e lash penën, këngëtarin jo ftuar!
Me “ Lulat e Vocër “ loti më pushtoi
rinisë shqiptare i shpura fjalë
kthehuni tek nëna vendi të ndryshoj
për Ju nënën Shqipëri e këputi mall!
Dhe fushat e malet rininë kërkojnë
brigjet, gërxhet, livadhe lulëzuar
rinia vëmendjen tek ata të drejtojnë
duan gjallëri, mos ndjehen trishtuar!
S’u bëra Naim, pena m’u thye
me helmin e shpirtit, Migjenin kujtova
vargu më heshti, më mbeti në hije
u ndjeva fajtor, s’di nëse gabova?!!!
jahe FIDA Tr. më 18.09.2019.-