Kur dalin nga zemra – Jan A Kosova

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kur dalin nga zemra
Dhe një mijë herë mund t’i keshë përseritur
Ato dy fjalë magjike që zëmrat i shërojnë
Mund t’i thuash qetë ose edhe duke bërtitur
Fjalët: “Të dua” gjithmonë bukur tingëllojnë
Mund t’i thuash qetë sa shpirtin e qetëson
Ose me shumë zë, e bënë të ushtojë malin
Por asgjë në botë më bukur nuk tingëllon
Se dy fjalët: “Të dua” nga zemra kur dalin
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com