Një lule mimoze – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
NJË LULE MIMOZE…
Ndonse nuk jam shquar
për shije të përkryer,
Në përzgjedhje perlash,
që kallin ndjesi,
Një lule mimoze
shumë e kam pëlqyer,
Sa aroma vargjeve u mbeti stoli…..
Lules fantastike që kundermonte,
Bekon dëshira e dhuron magji,
Zoti i dha tagër
në Shkurt të lulëzonte,
Pranverës në prag
ti “shkilte” një sy…….
Era aromën ju përcolli stinëve,
Vesa mban përlotur
petalet në agim,
Ledhaton mimoza
brengat dashurive,
Dhuratë e bekuar
për Shën Valentin…….
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com