Amaneti – Sotir Thano
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
AMANETI!
Kështu thuhet, se amanetin edhe dheu s’e tretë.
Kjo profeci, shumë e vjetër, është sa jeta vetë.
Dikush e ka thënë, atë dikur kur ishte ai i gjallë.
E ka thënë dikur, dikush që tani është në një varr.
Çdo amanet në fis endet si një flutur e bardhë.
Në shpirtat e njerëzve me hijen e zezë që lë plagë.
Amaneti vetëm kur çohet në vënd, qetësohen të gjithë.
Mehiti, atëhere vdes dhe pëgjithmon i mbyll sytë.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com