Brenda meje – Vlora Rexhaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
BRENDA MEJE
Shpirti s’gjen qetësinë
Nën petkun gri
Vjeshta memece struki
Damarët e gjakut
T’kulluar nëpër shekuj t’djallit
Brigjeve t`diellit
vetëm zogjtë e ëndrrës
Puthin mallin e simfonisë
Të pakëndume stinëve të harrume
Në fushëbetejat e shpresës
Vetëm shiu lanë
Njollat e vegimeve t’dritës
Agimeve mashtruese.
Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com