Prehje për të dy – Xheladin Halili
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
PREHJE PËR TË DY
Si hënëz që m’bën dritë,
Si qiell që më mbulon,
Si meteor vjen fluturimthi,
Zemrën time ma drithëron..
Toka u bë për qiellin,
Se nuk e linte vetë,
Vetëm e pa dritë dielli,
Si mund të kishte jetë?!
S’u krijuan të mos rronë,
As të rrinë në vetmi,
Asgjë nuk krijoi kotas,
Ai i Madhi Perendi!
~ Xheladin Halili
27 shtator 2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com