Ne mbreterine e luleve… – Pavlina Bardho
Ne mbreterine e luleve….
I dua bimët dhe lulet
Se ky eshte zanati im
Mbi to nje dore perkulet
Deri ne perqafim
Ne mbreterine e luleve dua te jetoj
Dhe ne boten tjeter kur te shkoj
Lule lule lule pafund
Qe atje mbi varr era ti lekund
Qe dhe atje lulet te zoterojne
Dhe kalimtare qe vijne e shkojne
Ti shohin me kersheri
Dhe te thone se lulet jetojne dhe ne perjetesi
O ju kalimtare qe do te vini e shkoni
Nga nje trendafil mua me dhuroni
Se une e gjalle do te jem dhe aty
Sikur me syhapur te isha me ju
O ju bilbila qe vini e shkoni
Aty pranë meje mos vajtoni
Se une do te jem e rrethuar nga lulet
Mbi epitaf dora kur perkulet
Se jeta dhe vdekja jane motra
Te lidhura me zinxhirë
Ato te rrine tek porta
Ty o njeri i mire
Ato te rrine tek porta
Ato te rrine tek dera
Dhe ste pyesin fare
Se do te vije pranvera
Askush nga ne se di
Sa une as ti
Formulen e te vertetes
Midis vdekjes dhe jetes
Pavlina Bardho Bubullime Lushnje me 6 Qershor