Fjala është melhem – Sotir Thano
F J A L A Ë S H T Ë M E L H E M !
Dielli s’mbulohet me shoshë.
Dhe e vërteta me gënjeshtra.
Fjalët e mëdha janë vetëm boshë
Përpara fjalëve të vërteta.
Me ca shosha dikur në lëmë,
Ndanim egjërin, ne nga gruri.
Bluhej edhe në brum i zënë,
Bukë piqesh në furrë druri.
Fjalët që të kenë më vlerë,
Nëpër shosha, duhen kaluar.
Të përdoren për çdo herë,
Ashtu siç duhet vepruar.
Nuk mbulohet me shoshë dielli,
E vërteta nga çdo llojë fjalësh.
Fjala e vërtetë është si melhemi,
Të shëron, prej shumë plagësh.
Fjalën e mirë edhe të ëmbël,
T’a thotë vetëm njeriu i mirë.
Të jep forcë, më shumë zëmër,
Dhe frikacakun e bënë më trim.
Të peshohen, fjalët kur na dalin.
T’i kalojmë ato nëpër shoshë.
T’i lehtësojmë ne shokut hallin,
Të mos e pllakos e keqja poshtë.