August 10, 2024

A jane të lumtur mediokri e gënjeshtari – Seit Paci

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

A JANË TË LUMTUR
MEDIOKRI E GËNJESHTARI?

Mediokër dhe gënjeshtarë
Kanë dhe çaste në lumturi
Kanë lumturi të paparë
Kur gënjejnë ndonjë njeri

Në këtë rrugë lumturie
Ata kanë plot çaste tjera
Kanë dhe çaste mërzitie
Kur gënjeshtrës i vjen era

Ky moment nuk është i këndshëm
Se pastaj nuk gjejnë rehat
Duke qenë të pavemendshëm
Me to tallen ditë e natë

Kështu jua mbysin lumturinë
Pasi sdinë të bëjnë gjë tjetër
Veç të mashtrojnë njerëzinë
Ktë e kanë zanat të vjetër

Kur mediokër u thonë nganjerë
Për momentin u duket bukur
Se dallojnë që kundërmon erë
Dhe vazhdojnë të jenë të lumtur

Çfar tju them për ta më shumë
Me to jemi për çdo ditë
Gënjeshtrat i kanë si lumë
Të vënë vetulla të heqin sytë

Tek kta tipa sheh shumë zell
O njerëz ruhuni pra vetë
Kur gënjejnë marrin frymë thellë
Dhe gomarit i venë fletë

Fill pastaj por duke u ngutur
Sa e shohin që po ju ecën
Veten e ndjejnë shumë të lumtur
Deri kur gënjeshtra ngecën

Kur ju thonë pastaj gënjeshtarë
As nuk skuqen e as mendojnë
Kanë një mllef të paparë
Veç me sharje veten “MBROJNË”

Këtu mbaron dhe lumturia
Sdinë çtë flasin sdinë çtë thonë
Më pas ju vjen mërzitia
E njëjta gjë ju ndodh gjithëmonë

,,,,,,,,SEIT PACI,,,,,,,,,01 TETOR 2020

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com