August 10, 2024

Ky qytet… – Lek Gjonaj

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KY QYTET……

Kur ka lindur ky qytet,
Kur të parët zunë vend….?
Shkollarët thonë : ” ka dyqind vjet,”
Të pa shkollët: ” s’mbahet mend”….

Të tillë emër pse i dhanë,
Thua shkeli istikamet….? !
A u zemëruan diell e hanë,
Se në gji, mbajti tiranët…….

Këtu nën mëngë kush pati ” AS”,
Edhe luajti ” kungullore,”
Ai paratë i ka me thasë,
Dhe dashnoret, me tabore…..

Krimi mbetet halë në sy,
E del sheshit lakuriq,
Dhe pse ka një qeveri,
E në ç’do metër një polic… …

Jeta endet në agoni,
Ardhmëria është një ” hiq ”
Në karrige në qeveri,
Sa herë ulet, dhj…t. një kërriq…

Të papunët janë shkollarë,
Nëpër zyra gjen trutharë,
Nëpër vila rrojnë pronarë,
Në trotuare veq lypsarë……

Këtu plehrat s’rrinë në kosh,
Bëhen pre e fukarasë,
E kush kokën e ka bosh,
I jep mendje gjithë dynjasë….

Seq na zë një nostalgji,
Kami mall e digjet xhani,
Ndaj, në pafshi kund ” njerzi “,
Një ” të fala ” na i bëni…….

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com