August 7, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lirikë vjeshte .

Njena shtyp e tjetra vjel’
çka po heq i shkreti rrush !
Gjoksi prej vendit po m’del,
e një dorë s’ja nep askush !

Haram ju kjoftë pika e rakisë,
gota e venës mos ju baftë mirë !
M’plas gjoksi prej zjarmisë,
këtu nën gjethet e hardhisë !

Ku jeni poetë që keni hup,
vargje t’amla i thurni vjeshtës.
Mos u frymzoni kur pini n’klub,
muza ashtë në mes të vreshtës.

Abdi Përgjegja
Shkodër.02.10.2017.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com