August 12, 2024

Çamërisë – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Çamërisë

Atje ku kufomat
S’kanë kokë mbi supe
Aty ku klithmat i bart era
Në djep i përkund toka
Me ninulla në gjumë i vë historia
Aty ku ëndrrat s’kanë çarçaf
Aty ku grurit i vije era gjak
Aty ku ujit i vije era baltë
Aty ku kullotat janë pa berra
Aty ku buzëqeshja shtegtoi nga buza
Pse e shurdhët qe Evropa
Sytë mbylli turpin e vet mos shihte
Atje o vëllezër do lulëzoje jeta
Atje shkëmbinjtë do flasin shqip
Atje do rriten lulëkuqet prapë
Atje shqipja do fluturon e qetë qiellit
Po kjo është e jona Çamëria.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com