Fal dashuri – Sotir Thano
F A L D A S H U R I !
Kapërceva në dyzetë valë.
Kapërceva edhe ylberin.
Për atë që kam unë mall,
Dashuri e ka ajo emrin.
Dashuri e ka ajo emrin.
Dhe shpirtin e saj me zjarr.
Na gëzonë ose picir heqim.
Disa bëhemi dhe skllavë.
Disa bëhemi dhe skllav.
Robër nga ndjenja e epshe.
Xhelozisë i bëjmë varr,
Që e gjallë ajo të mbetet!
Që e gjallë ajo të mbetet.
Dielli i shkëlqen ndër sy.
Bukuria e hënës, asaj i tretet
Në fytyrën, porsi një hyjni
Brez pas brezi, dashurinë,
Na e mëkuan që në djepe.
Fal dashuri, të të falin dhe ty,
Në këtë botë plotë urrejtje.
Dashurinë, në jetë të jetëve,
E mbartim në shpirt të gjallë.
Ajo është muzë e poetëve,
Më e bukura edhe si fjalë.