August 4, 2024

Kohë kovidiane! – Pavlina Bardho

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

KOHE KOVIDIANE !

Kohë KOVIDIANE,
E rrethuar me tela e gjemba,
Të ecësh pa kujdes,
Të lëndohet trupi,shpirti dhe zemra.

Kohë KOVIDIANE,
E stisur laboratorëve të ferrit,
Për të trembur dhe gjunjëzuar njeriun,
Pjellë e mendjeve të errëta,mes errësirës dhe territ.

Kohë KOVIDIANE,një ekuacion me shumë të panjohura,
Qe të dihet vetëm fillimi,
Dhe druaj se larg do të jetë mbarimi,
Nga mendjet e errëta me duar, kallkan të ftohura.

Në horizont ka vetëm tym dhe mjergull,
Dhe kur dielli djeg e përvëlon,
Si vrugu që bie në një pjergull,
Rrënjë hedh në memorjen tonë.

Kush të stisi e kush te nisi,
Njeriu me i zi se pisi,
Kush të mbolli e të përcolli,
Vrer e helm nga shpirti volli.

Përse o njerëz pa shpirt,njerëz robot,
I mohoni njeriut,paqen dhe ditët e Zotit,
Përse njeriu të përpëlitet sot,
Përse njeriu të bjerë pre e dhimbjes dhe lotit.

Por njeriu është shumë i zgjuar,
Ai di të sfidojë dhe këtë kohë të moderuar,
Ai di të jetojë dhe në majë të malit,
Dhe të mos bjerë pre e Satanit dhe Djallit.

PAVLINA BARDHO LUSHNJE.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com