Unë dhe mesnata – Lumturije Sulejman Drenica
Unë dhe mesnata
Edhe sot dita iku e lodhur dhe e mërzitshme,
Ra muzgu nga anë me atë hijen e tij të rëndë,
Mesnata erdhi ngadalë pa zhurmë e heshtur ,
Të heshtura janë edhe rrugët e qytetit mbarë.
Gjithçka në gjumë ka rënë e po fljenë ,
Por mua s’më mbydhen sytë e as gjumi s’më zë dot,
Po vështrojë ti moj hënë andej ku në të vona po del,
Duke udhëtuar shtruar e qetë nëpër yje gjithë bukuri.
Mua një ankth më ka mbërthyer e zemrën po ma drithëron,
Me mijëra e mijëra mendime më vlojnë papushuar në gji,
O Zot të lutem ma qetëso shpirtinë ashtu siç dinë veç ti,
E na shpëto nga hijet e zeza të mesnatës së trishtuar.
Oh; – moj e bukura Hënë, ku më je sot në këtë mesnatë,
Të lutem eja sotë pranë meje e mos u vono shumë,
Pa ty e pa shkëlqimin e yjeve i shëmtuar më duket qielli
Eja të lutem hënë e këtë mesnatë të zezë ma ndriço..!
[ Lumturije S Drenica ]