Kur flet një nënë – Merita Çyrbja
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
KUR FLET NJË NËNË
Kur flet një nënë,
kurrë nuk i thotë të gjitha.
Fsheh lodhjen e duket si flutur,
fsheh hidhërimin e duket e lumtur.
Fsheh pikën e lotit,
thotë më ra kripa.
Fsheh netët e errta
shikon veç tek drita.
Zëri i nënës,
i ngjan korit të engjëjve
I ëmbël , i lehtë ,i ngrohtë,
me fjalë që rrjedhin nga zemra,
burimi i saj i fshehtë…..
….Kur flet një nënë …..
bijtë nuk kanë moshë…..MERITA ÇYRBJA
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com