Mysafir në k’të botë – Alma Mehmeti
Mysafir në k’të botë
Në at’ditë kur sheh dy botë,
Mysafirë në k’ të jetë,
Kordonin ta prenë me lotë,
Për të ardhem që di Zoti vetë,
Duart bosh një nënë nuk mundet,
Prehrin zbraz e gjirin thatë,
Fëmija në djep të tundet,
Frikë për botën ther me shpatë,
Shpirti frikur për atë lule,
Çelur mes borës në mal,
Rrebeshit në gjunjë ju ule,
Lulen tënde për ta fal,
Mes ortekësh rrit fidanin,
Drejt të rritet, pa zënë mizë,
Të gjithë sytë nuk ja ndanin,
Që kur ish sa një kërthisë,
Rritet pema e bën lule,
Bleta ulet mbi petal,
Ti i frikur mos të shkulet,
Kur rrokulliset ndonjë zall,
A s’më thoni o njerëzi,
Çfarë të bëj një nënë e gjorë,
Të jetoj me shpirt të tharë?
Se dikujt i ka shkarë shpirti n’dorë?
Që kur erdhëm në k’të jetë,
Loti syrin lagështoj,
Buzëqeshje e prindit shkretë,
Që për emrin prind gëzoj,
Trashëguar brez pas brezi,
Mbjellë në gen pa lindur mirë,
Kur një çift dashurinë ndezi,
Fëmija është më e madhja dëshirë,
Vimë e ikim mysafir,
Vimë me lot e shkojmë me dhimbje,
Askush se mësoj mirë,
Zoti vendos fatin që në lindje,
Ti njeri që lind i lirë,
Bëje botën më të mirë.
Alma Mehmeti