August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

ËNDËRR

Edhe se nëna
Kurrë nuk më ka namur,
Mbrëmë më hëngë uku!

Një ujk i pabesë
Më kafshoi këmbën!
Retë pafaj i godita çartapikas
Me lëvoren që ruaja për vëllain!

Ç`është ky ujk, o Prenk miku?
– Të të hajë qeni yt ëndërr
Është keq thonë të parët!
E sa për ujkun e malit
Që na ka hëngër moti,
Jemi mësuar, nuk është keq!

Për qitjen në re
Është shenjë shumë e mirë,
Lindë një fëmijë si Dielli e si Hëna
E me vëllain do jetosh në paqe i lirë!

Ah ma hoqe frikën lum miku,
Princ ilirian nga Princdriana!

10 mars 2017. Enepetal – Gjermani
“Universi i jetës”-Prishtinë 2018

(Disa botime të mia mund t`i gjeni në libraritë “Dukagjini” edhe te Instituti Albanologjik, në Prishtinë)

Martin Çuni

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com