S’të fal… – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

S’të fal…

Si çdo fëmijë pas babait dashuruar,
Të mungon gjatë ditës pranija në shtëpi,
Por shpejt rritesh dhe ke kuptuar,
Mungesa që ndjen është veç faji i tij,

Fajosja nënën se shpesh më qortonte,
E puthja babanë, kur më blinte dhurata,
Vitet ikën dhe fëmija kujtonte,
Lotët që i fshinte nënës në netët e gjata,

Nga hallet e familjes fëmija rritet,
Babai nuk duket më princ për të,
Mes lotësh, ulërimash në shtëpi vërtitet,
Mes frikës dhe ankthit netëve ajo flë,

Qorton veten përse nuk është djalë,
Forcën më të madhe Zoti nuk ja dha,
Në çdo goditje me dorë a me fjalë,
Nënës së saj do ti bëhej krahë,

E vitet ikin me tërrbim e lot,
Për nënën, humnerë pa fund kjo jetesë,
Tani gjithçka në shtëpi duket e kotë,
Nëna pa jetuar çdo ditë nga pak vdesë,

Ku ta gjej dashurinë e mohuar,
Këtë figurë që e kish bërë piedestal,
Me nënën çdo çast duke jetuar,
Por këtë hidhërim babait kurrë s’ja fal.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com