August 7, 2024

Baresha dhe çobani – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Baresha dhe çobani

Tek rruga afër stanit,
I flet baresha, çobanit,
Mbaji qëntë se do më hanë,
Sot jam veshur me fustan,
Dielli më përvëloj,
Me ujë burimi, ballin të freskoj,

Hajde, hajde e mos u tremb,
Qentë unë i kam gjithë mënd,
Hajdutin e njohin nga era,
Por ti ke aromë të tjera,
Mos ju tremb qenit balash,
Qeni me dy këmbë të vjen avash avash,

Atij trëmbju më shumë,
Se të sheh çdo natë në gjumë,
Të kërkon e nuk të gjen,
Ti vetë e gjete porenë,
Si do ta zgjidhësh këtë punë,
Se ky stan ka qenër shumë,

Frikë nga qentë unë jo nuk kam,
Se jam rritur veç në stan,
Gjuhën unë ja njoh shumë mirë,
Me dhën malit dal pa gdhirë,
Me vetë marr një goxha shkop,
Qëntë me dy këmbë s’më qasen dot.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com