August 8, 2024

Matematika e viteve – Sava Fezga Branko

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

#Matematika e viteve

I mora vitet e mia,
I bëra ekuacion,
Me plus,minus e përpjestin
Diçka seç më çalonë.

I mora një nga një,
Filloj të bëja mbledhjen,
Një shumë maramendëse doli,
S’dija ku ta vija.

Filloj të bëja zbritjen,
E viteve me rradhë
Më dilnin mangët e pa plotësuar,
E ditëve,javëve me rradhë.

Pastaj e mora shumën,
Pjestimin që ti bëj,
Të mangët dolën vitet,
Mungonin muaj brënda.

Pastaj i thirra mëndjes,
Ulu dhe shumzoi,
Koha brënda viteve,
Shum na kish munguar.

Sado që plus,minusat,
Shumzim edhe pjestim,
Të mangët ishin vitet,
Nuk del ekuacioni.

Ashtu dhe vitet tona,
Ikën shumë shpejtë,
Kohën se manaxhuam,
Se zgjidhëm integralin.

Tani më kot mundohemi
S’bën punë matematika
Muajt,vitet ikën
Ska mbetur më për zgjidhje.
@Sava@

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com