Të dy – Silvana Cekici Rodi
Të dy
Agimet më pëlqejnë me ty
Fillon një mëngjes i bukur dashurie
Dielli nga lart na përshëndet me sy
Ditën e re e nisim bashkë të dy
Ndjenjës së bukur i gëzohemi të gjithë
Dita- ditës rritet si fëmijë me përkëdheli
Si një libër të bukur e lexon shpirtin tim
Në çdo rresht petale lulesh derdhesh mirësi
Mbrëmja është një tjetër magji
Bashkë na gjen të përqafuar
Hëna, yjet nga qielli na vështrojnë
Shkëlqimi i tyre na bën shoqëri
Ëndrat e natës takohen në mëngjes
Pëshpërisin butësisht të dua…të dua
Shpirti i dashuruar digjet marrëzisht
Si një fishekzjarr shpërthen ngjyra- ngjyra
Dielli lind, perëndon…paqe dhuron
Ditë- nata vazhdon e lumturuar
Fytyra e shpirtit betejën fiton
Tek buzëqeshja e syve mbeti dashuria