Kot… – Isuf S Hoxha

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
Kot…
Kot i vesh gjarprit këmishën e besës
Me rastin e parë do të helmojë
Kot…
Djallit i fale buzëqeshjen
E futeni në vallen e jetës si miq
Kot…
Prostitutës i fal zemrën
Kur e puth do i mbaj sytë mbyllur
Kot…
Bie shi në shkretëtirë
Pema s’dhuron frute
Kot…
Kot sharton ferrën
Me syth trëndafili
Gjembat si dhuratë do i kesh…
Kot…
Vajton për humbjen
Mësohu zogun që fluturon
S’do e kesh në grusht më.
Dhe jeto,jeto pa lot të fshehur
Tradhtia ka lindur me besën
Ngrohu me lindjen e diellit
Përqafo shpresën, puthe të ardhmen.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com