Çmenden dashuritë – Silvana Cekici Rodi
Çmenden dashuritë
Natën me hënë dashurohen dashuritë
Qielli i yllëzuar…strehë e vjetër dhe e re
Rrugëve mbizotëron një heshtje mistike
Dëgjohen fëshfërimat e gjetheve që era
I lëkund
Në rërën e lagur ndihen hapa të lehtë
Zhurma e valëve që përplasen në breg
Puthjet , përqafimet s’kanë të mbaruar
Çmenden dashuritë sidomos në verë
Tek-tuk dëgjohen biseda të shkëputura
fjalët e zemrës..të dua….për ty vdes…
Vazhdojnë me pasion puthjet e nisura
dhe përqafimet e mbetura në mes
Kjo mbrëmje magjike që mbarim s’ka
Gusht me hënë ku yjet dashurojnë marëzisht
Natë e mistershme që ndizen vetëm zjarre
Shpirti vazhdon të digjet nga prushi i dashurisë.
21.08.2020