Shpresa – Sava Fezga Branko
Shpresa
Nuk e dim në do ndjejmë ngrohtësin e jetës,
Atë jet që e lakmojmë aq shumë,
Nuk e dim në do ulemi në rrezet e diellit,
Në ato rreze që çdo gjëje i jep kuptim.
Në ditët e netët mes frikës,
Mundohemi buzqeshjes ti japim jet,
Monotonija e ditve që ikin,
Të zbrazur na bën brenda vetes.
Tek ikin mbrëmjet,me kurorën e yjeve,
Ato yje që shkëlqejnë në çdo shpirt,
Janë venitur e tkurur si meteorët,
Që përhapen në hapsirë pajet.
Tek presim freskin e mëngjezit,
Shkëlqimin e ditës së re,
Mëngjezet e hareshme,
Ku mernim shpresen, nektarit të jetës.
Kjo pritje e gjatë,mban shpresë,për çdo gjë të bukur që vjenë.
Sava Fezga Branko
Të drejtat e rezervuara..