August 7, 2024

Sikur të mundesha – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

“Sikur të mundesha.”

Sikur të kisha një shkop magjik,
Të ndryshoja ç’nuk vente në këtë botë,
Do ta nisja me njeriun më të lig,
Që Zoti mes njerëzve e lë kot,

Do mendohesha mirë ta gjeja,
I ligu më i madh kush ishte,
Ata që janë në krye, qeverija?
Apo dikush që vriste e priste?

Por ligësija sot është e madhe,
Dhe mua do më duhej punë shumë,
Do shndërroja prindërit vrasës,
Bashkëshortët që derdhin gjakun lumë,

Oh sa shumë do ndryshoja,
Botën nëntëdhjetë përqind të saj,
Pastaj fusha, male do të lulëzoja,
Do lija veç engjëj e do zhdukja djajë,

Çdo i ligë mos të kish shpëtim,
Në njerëz do vija barazinë,
Edhe në çift mos të kish dallim,
Si uji i rrjedhshëm i lumit do lëshoja drejtësinë,

Hidhërim e trishtim do ti ktheja në hare,
Fukarallëkun do ta shndërroja në pasuri,
Edhe pse dikush nuk beson në fe,
Do ta gdhëndja të drejtë si qiri.

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com