August 4, 2024

Perbindëshi, i adhuruar – Pullumb Ahmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

PËRBINDËSHI,,I ADHURUAR

Dhe rrezen e dritës shpesh për vete e donte
Diellin në kuvli kërkoi t’a mbyllte si një zog
Idhuj kish fotot e tija flokëve dorën përshkonte
Qeshjen tinëzare nën buzë mbante lidhur fort.

Mes ëndrra faraonësh ecte natën nëpër dhomë
Cigaren kafshonte në bluarjen si dy gurë mulliri
Para këmbëve skllevërit rreshtonte të pagojë
Parketit kërcet thembra e këpucës nga deliri.

Në libra diturin vriste për të urrejtje kish ngritur
Grisur kish fasha mjegullash turmës i lidh sytë
Intrigat thurte netëve i pagjumë pjatancave servirur
Podiumeve lëshonte shigjeta herezie,s’kish të dytë.

Buzëqeshur gostive shtronte qetë hipokrizinë
Zotin,e ç’e donim zotin,zot kishim përbindëshin
Nga do ishte zot ai dhe zonjë kishim partinë
Një fjalë e turma histerike të çonte në gijotinë.

Gijotina përballë turmës së fandaksur ulërinte
Jo jo sy e vesh po ndiqnin idhullin të shfrenuar
Në horizontet e mbyllura koha flokë bore hidhte
Në shpirtra të akullta të vdekura shpirtra të rrënuar.


Varg Ahmetian,,,,16/11/2018,,,

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com