August 7, 2024

Sa larg je? – Alma Mehmeti

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Sa larg je?

Gjethet e vjeshtës stolin mbuluan,
Në park, të fundit zogj këndojnë,
Kujtimet e vjetra nga kënga u zgjuan,
Hapat e mija me zogjtë lodrojnë.

Kanë kaluar shumë vite nga hera e shkuar,
Kur në atë stol rrinin shtrënguar të dy,
Me orë të tëra nën pemë harruar,
Pa folur një fjalë, veç shiheshim në sy,

Sa ëndrra të thurura, sa besë të dhëna,
Sa herë me fjalë u martuam në atë park,
Sot më tingëllojnë fjalët e thëna,
Por ti s’je pranë meje, se di sa je larg,

U deshëm aq shumë, përse ne u ndamë,
Premtimet era i mori përgjithmonë,
Akoma se di përse ne u lamë,
Të lutem veç një çast të vetëm kujtomë,

U ula në atë stol e vetme e trishtuar,
Ca pika shiu tani kanë filluar,
Ndoshta që të ngrihem e më mos të t’kujtoj,
Dhe zemra ime më për ty të mos vajtoj,

Shikoj përpara, era gjethet vuri,
Si unë kujtimet e shkuara me ty,
Era me gjethe një kurorë më thuri,
Dhe shiu lau të fundit lot në sy!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com