August 12, 2024

Do të vij! – Zamira Hajdari

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Mirmëngjes miqtë e mi të mirë!
Pas një shkëputje relativisht të gjatë, u riktheva përsëri. Një ndërhyrje e suksesëshme kirurgjikale, më riktheu dritë e ngjyra,në sy e në shpirt. Falënderoj Zotin dhe mjekët që më operuan! Mirse ju gjeta !

Do të vij!

Do të vij, bashkë me agimin
Me rreze dielli auror mbi mua
Me dritë shprese t’ju zboj trishtimin
Me ashtin e shpirtit t’ju them:- Ju Dua
Sepse unë jam, poete e dashurisë!

Do të vij të kridhem në oqean të lotit
Ajsbergët e dhimbjes, copash ti thërrmoj
Në gjunjë do të ulem e ti lutem Zotit
Për lumturinë tuaj, mua t’më flijoj
Mua, poeten e dashurisë!

Pas,të lë këngën time, mbi të detit valë
Tingujt ti rrëmbej era, ti përcjell jehonë
Në portë të zemrës tuaj të vij të hyj ngadalë
Si rregëtimë shpirti, që brenda jush frymon.
Frymon dashuri, këng’ e përjetsisë!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com