August 9, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Për ty…

Zhytur jam në meditim,
Madje, vonë dhe kësaj ore,
Për ty, shkruaj një urim…
Me shpirt, dhe shkronja dore !

Me shumë ëndje, sot po shkruaj
Të bekuarat, këto vargje të mia…
Për ty janë… jo s’janë të huaj ,
Si yjet, janë… me qindra mija..!

Vetëm një buzëqeshje të lehtë,
Të ta zgjoj dua, n’këtë orë…
Zemra të të rrah më nxehtë,
Dhe mbi të, ti të vësh dorë !

Yjet, do ti zbrisnim në tokë !
Nga gjumi do të zgjonim oqeane e dete…
Do ftonim shumë miq e shokë…
Dhe diell e hënë, do flisnin me vete !

Musa Dushica,
16. Nëntor ‘19

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com