Brum i ri, me maja të vjetër! – Sotir Thano
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
B R U M I R I,
M E M A J A’ T Ë V J E T Ë R !
Nuk do të doja të jem më shumë se ky që jam!
Edhe pse në jetë shumë gjëra nuk i kam patur.
Për veten time s’kam qënë asnjëherë haram.
Dhe as kurban i të tjerëve, për të më xhvatur.
Nuk dua të jem më pak se ky që jam unë sot!
Sepse gjërat boshe asnjëherë nuk na ngopin.
Nuk më ka tërhequr hundësh njeri në këtë botë.
Edhe si i këtill, nuk ma ka ngrënë qëni shkopin.
Në këtë botë edhe në këtë jetë, jam ky që jam.
Dhe nuk dua të jem pa dyshim, njeri tjetër.
Jam unë ky që jam, në gene, në fis dhe në farë
Jam nga brumi i ri, i zënë me maja të vjetër.
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com