August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Të djelë të mbarë miq!

Loti i Tiranës!

Më dhembi shpirti sepse jam nënë,
Zemrës kam gjak shqiptar, poeti,
Elegji varg e thurë, çdo lotë të rënë,
Për një të ri, u prek dhe deti..

Tu vranë fëmijët o shqipja nënë,
Unë “njerkës” nënë i them këtu,
Jam unë poeti , ta pata thënë,
Po kthehesh njerkë për bijtë e tu.

Ishte bir nëne, petrit o nënë,
Dhe unë poeti që sfidoj jetën,
Thërras.. o shtet kanibal -qenë
Na hedh hi sysh ,fsheh të vërtetën.

E vranë pas shpine , lënduan një nënë
Thanë një “zambak” në lule të “pranverës”
Sikur në faj a gabim zënë
Si pritet jeta në prag të derës.

Jam e mërguar larg ,një nënë
Ty ‘referohem polic i rendit
Si stë mjaftoi veç një herë shtënë?
Ty ..që gërvishe plagët vendit.

I të fejuarës lot.. kurorë,
Lot i babë-nënës bërë ligjërim
I motrës një mal me dëborë
Lot i Tiranës u bë kushtrim..

Më dhembi deri në asht, jam nënë.
Jam dega jote që malli treti
Ngre zërin prej këtej në hënë
Me armë jooo s’mbahet pushteti..

Moza

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com