August 13, 2024

Dashurisë… – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

DASHURISË…
E kam mohuar,e kam përzën,
e kam dashur,e kam urryer,
më ka dhën dhimbje,
më ke dhën emocione,
të lëndon e të shëron.
Pse ky emocion nuk më lën të jetoj,
pse pa të dot nuk jetoj,
pse kurrë e urrej e kërkoj,
pse të dua edhe veten e shkatroj,
pse unë ndjenjën ta mohoj,
dhe unë vet shpirtin ta mallkoj,
e shtyj e përplas me zë të lart i flas,
po prap përball ajo sytë i përplas,
nuk të dua nuk të kërkoj,
me këmbgulje e mohoj,
po prap kurrë se harroj,
ah dashuri sa shumë për ty do maj zi.
Je qorre e qesharake,
je dinake e kurrë su plake,
për ty bëjmë lufta,
për ty jetojmë
për ty vuajmë dhe veten shkatrojmë,
a lum si ai që ty të ka provuar,
ah mjerë si ai që ty të ka provuar,
se kurrë për jetë pa ty nuk ka për të jetuar…
///Afrim HYSENI//

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com