August 10, 2024

Më bën të rrëshqas ! – Kujtim Oshafi

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Më bën të rrëshqas !

Më bën të rrëshqas në një lumë të ngrirë
Ku akulli është i dobët në sipërfaqe
E di që thyhet por hip me dëshirë
Ngricën duroj vetëm që me ty të jem afër !

Në ka rrugë të dytë më lër që të pres
Të ngrohet koha e akulli të shkrihet
Po qe se jo : Akulli le të më ndajë në mes
Vij dhe këmbë-zbathur e nga akulli le të pritem !

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com