Koqe kandari! – Sotir Thano
K O Q E K A N D A R I !
Në kohë më të vjetra,
Kur peshohej me okë,
Kandari ishte vegla
Në çdo treg, në botë
Në njërën anë malli,
Vendosej mbi një pjatë.
Nga tjetra, guri i kandarit,
Në një stekë të gjatë.
Me shkallëzime steka.
Na është ajo e ndarë.
Me okë tregohej pesha,
Në çdo njësi të sajë.
Por rolin më të madh
E luan aty, vetëm guri.
Që nga forma ngjanë,
Si allate e çdo burri.
Gurin e lëvizim majtas,
Po aq edhe anasjelltas.
Derisa gjëndet masa
E në ekulibërin e saj, pesha.
Peshon kandari me okë.
Peshon ai edhe me kile.
Shumë tregëtarë finok,
Këtu e bëjnë ata hilen.
Të blesh vetëm me okë
Dhe të shesësh me kile.
Jo vetëm shumë fiton,
Por tregon që je skile.
Një koqe e vetmuar
Është për çdo kandar.
Dy koqe janë formuar
Për çdo burrë të mbarë.
Ka burra, tërë mish e tule
Me koqe të mëdha janë.
Po vlera e vërtetë duket,
Sa mënd në kokë kanë.
Ka edhe shumë të tjerë,
Që i kanë koqet të rënda
Një fjalë s’e thanë njëherë,
Që t’u vlerësohet mëndja.
Ja këpusin disa fare kotë,
Si një herë, kau një pele
Pa u menduar pak më hollë,
Duke u telendisur e bërë zhele.
Kot s’e themi shprehjen,
Hë mo! Varja atij qillon!
E keqja këtu gjenë veten
E keqja që këtu edhe fillon.
Nuk ka më burrëri sot,
U janë fishkur kandarët.
Sepse në shoqërinë tonë,
Mbretrojnë gomarët.
Janë prishur edhe balancat
Në tërë shoqërinë tonë,
Sepse mungon toleranca,
Dhe besim nuk ekziston.
Deri në ditët e sotme,
Sllogani i koqe kandarit.
Mbeti si shprehje e moçme,
Që ne njëri tjetrin ne tallim.