Vështroj… – Afrim Hyseni
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VËSHTROJ,,,
.
Vështroj i ngrirë thellë ndër sytë e tu,
.
Kërkoj të shoh një të plagosur,
.
Më kot, më kot nis belbëzoj: të dua !
.
Kur mirë e di, se diçka kam varrosur.
……………..
Mbeta,
.
Shpirt plagosur, zemër gjakosur,
.
mendje marrosur,
.
Mbeta,
.
Ëndërr prishur, gjak mpiksur,
.
duar e këmbë lidhur,
.
Mbeta,
.
Nga vetja ndrruar,shoqëri braktisur,
.
i boshatisur,
.
Mbeta,
.
I vetmuar,buzë mpirë nga etja,
.
Mbeta,
.
Pa ty,
.
Duke vështruar i ngrirë thellë ndër sytë e tu…
.
//Afrim HYSENI// Copyright2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com