Isha me ty…? – Afrim Hyseni

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
ISHA ME TY…?
.
Mbrëmë,
gjithë natën
isha me ty…
T’i këputa
venat…
…T’i zbërtheva
eshtrat…
T’i gjakosa
flokët…
Të putha
në sy.
.
Mbrëmë,
gjithë natën,
isha
me ty.
Por,
në mëngjes,
s’munda
të të rikrijoja…
S’më dilnin
gjymtyrët.
.
S’më mjaftonin
flokët.
Buzët
e kafshuara,
fytyra
e plogët.
Dhe,
ika…
Ika,
mora malet…!
Zjarri,
që kam brenda,
as shuhet…
As falet…
.
//Afrim HYSENI// Copyright2020
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com