August 3, 2024

E vrane nje nene – Suzana Alimani

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

E VRANE NJE NENE…

E vrane nje nene, e vrane ca fjale
ca plasje dyersh, veshtrim gjemime.
E vrane nje nene, e vrane, e vrane,
zemren se gjores, ia bene therrime.

E vrane nje nene, e vrane, e vrane,
e vrau shpinkthyerja e te birit,
e vrane ca fjale, thene larte e poshte,
ia thane, ia thane qumeshtin e gjirit.

E vrane nje nene ca thashetheme
dhe ca hendeke te vene si prage,
e vrane vllazria, ia bene gjyqin
e vrane nje nene, nje zemer plage.

E vrane nje nene, e vrane te mjeren
qumesht zeher e buze thare.
Dhe Zoti vete i ktheu shpinen,
e vrane te zezen, e lane te vrare…

#suzanaalimani2021

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com