Valë – Vlora Rexhaj
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
VALË
Mes trupash
fryn ëndërra e nxehtë
Në shtratin e amullt
Bien copëza ankthesh
Të shprushta
Të mallta
N’akrepa të orës
Këputen kohët
Sytë pëflaken në jugën
E ngrohtë
Konstruktet e brinjëve kërkojnë
Horizontalet e trupit tim
Valë shpirti
Në drithërima afshi shtrëngon
çarçafinë e përjetësisë
Valë puthja
Marrëzisht dehen kafshimet
Relikt dhome
Mirazhi i hënës së copëtuar
Në xhamin e avulltë.
Vlora Rexhaj Morina
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com