August 10, 2024

Lëri nazet – Donika Gjura

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Lëri nazet
*
Ti që erdhe n’det me valë
A je peshk apo ngjalë,
Lëri nazet moj lule blirit,
Më shiko në dritë të syrit..

N’dritë të syrit më shiko
Të t’shoh sa shumë më do,
Si dhurat ke ardh për mua,
Moj çapkëne unë të dua..

Të të puth moj e uruar
Atë buzë zjarr përvëluar,
Dashurin mos ma fsheh,
Dëgjoj zemrën shumë po rreh..

Flokët ti përpush me dorë
Lulet në kokë ti vë kurorë,
Kurorën të dy ta bëjmë,
Yjet n’Qiell t’na xhelozojn..

Në pranverë kur t’çelë qershia
Do të çoj nuse te shtëpia,
Do të vesh vello të bardhë,
Hëna t’na buzëqesh mbi valë..

Po vjen dita dasëm t’bëjmë
Yjet bashkë me ne t’vallzojn,
Eja pra moj sorkadhe,
Do t’bëjmë një dasëm t’madhe,
Me tupana e klarinetë,
Të ushtojnë Qiejt e retë..

Donika Gjura Autor!
Dt..08/01/2021!

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com