August 3, 2024

Meditim… – Musa Dushica

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

Meditim…

Shpirti, endet mendueshëm
Kthinave të memories, dalë më ngadalë,
Kërkon të shkrij akujt e motit të trishtueshëm…
Shtruar që ngaherë, vënë palë-palë !

Nga acari i egër dhe qielli i zi, që lëshonte rrebesh,
Bashk me detin e terbuar, përmbysur nga valë…
Stuhitë e dallëdisura, që frynin aq
shpesh,
Shuanin jetë lulesh, te sapoqelura në petalë !

Endet shpirti në heshtje, bashk me zemrën e lënduar,
Pa patur shumë shpresē, se do gjente qetësi…
Buzët e thara, thua se kanë harruar,
Pershperisnin rrallë: – Ku je,o Perëndi..?!

Qerpikët e lodhur, takohën pa rreshtur,
Sikur njëri-tjetrin duan t’a vënë në gjumë…
Fjala, sikur bëhej gjithnjë më e heshtur,
Drejtësia vononte, përherë e më shumë..!

Tavolina djajsh, rreth e qark shtruar,
Varrëmihësit çoroditur vallen seç e hedhin…
Rroba(sh)qepepësi gati, me gërshërë në duar,
Me naze, mustakun përsëri po dredhin !!

Musa Dushica,
14 Janar 2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com