Vitet e kurbetit! – Haziz Hysa
V I T E T E K U R B E T I T !
Tmerrshëm vehten e ndjeva!
Kur u nisa rrugës n’dheun e huaj.
Të verbër të gjeta mërgim i mallkuar.
Kur e lash Kosovën e robëruar.
A thua vallë jetë kësajë i thonë.
Kur humb dashuria e mungon liria.
Si të e kaloja kohën pa familjen?
Për të gjetur rrugën e trishtimit!
Vitet e kurbetit kalohen me vështërsi.
Kujtimet për familjen nuk kanë të sosur.
Brengat dhe gëzimet nuk harrohen.
Në dallgët e kurbetit futesh ashtu si shkëmb deti.
Duke bredhur në këtë kohë të pakohë.
Në këto vite të kurbetit humbi edhe rinia.
S’kishe pranverë e aheng familjar
Zog shtegëtar mbeta për gjithë jetë .
Gjurmët e e ecjeve kur i kujtojë.
Më duken se ngjyrën kanë ndrruar.
Kurbetçar i dashur kush të ka mallkuar?
Kamë mbetur i vetëm për një dashuri moti të përgjysmuar.
Nënë lokja Feride njëherë më pat thënë;
Bir lejë të gjitha të mirat e kurbetit.
Ktheju shtëpisë prej nga ke dalë.
Familja të pret një ditë me ardhë.
Mynih.16.01.2021 Haziz Hysa