Humbja e një gjysheje… – Suzana Alimani
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.
HUMBJA E NJE GJYSHEJE….😢
Po ikin të vjetrit si yjet
galaktikës humbasin pa zhurmë,
unë ndihem një hapë më e plakur,
një thinjë më shtohet më shumë.
Dhe ngelen pikëpyetjet ngritur
si skela ndërtimesh në mes,
e kullës ju mbyll një dritare
dhe malit ju thye një kresht.
Si ajzbergët po shkrihen të vjetrit
por përrallat, gojëdhanat u thanë,
një lufte ju shuan heronjtë
e vatrës një heshtje na lanë.
#suzanaalimani2017
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com