August 4, 2024

Uji i burimeve! – Haziz Hysa

Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

U J I I B U R I M E V E !

Ka kohë që më mungon
Uji i burimeve malor.
Sa i mirë do të ishte
Uji i ftohët për shpirtin.

Me shijen e tijë
Asgjë nuk ia shkon.
I lumtur do të isha
Ta pi ujin n’ato burime.

Të pi sa të dua dhe
Kur e dëshirojë.
Uji i ftohët i krojeve
Stresin e largon?

Gurgullima e ujërave malor
Dhimbjet i pushon.
Uji i burimeve
Mendjen e shëron.

Eh sa e sa herë…
Këtu etjën e ndiej pa ndalë.
Duke e kërkuar ujin tim
Nis të e pi një shishe birrë.

Dhembjet dhe shqetësimet e mia.
Ishin prezente çdo ditë n’mërgim.
Të verbër të gjeta kurbet unë ty.
Ujin e burimeve e tretë n’largësi .

Mynih.30.01.2021
Haziz Hysa

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com