August 3, 2024
Dhuroni donacionin tuaj per mirembajtjen e portalit dhe per promovimin e poetit tuaj të preferuar.

BARDHESI

Bekime po zbresin me boren
dhe lumenjte u mbushen me shprese
u shkrif, u thermua dhe toka
ne agim, nen nje drite, nje mengjes

Dhe syte i drejtojme nga qielli
te lumtur, si dikur kur ishim femije
te lahemi e shpirtin ta mbushim
me hare, mirenjohje, miresi…

Ndane udhe leshojme ca berthama
qe dimrit kane ngelur ne xhep
me frike qe zogjte mos t’i shohin
me shpresen te lindi nje peme.

E te prehen femijet, te shplodhen
se mbollem filiza nga vame
dhe lufterat, kufijte i sheshuam
ato, qe te tjeret na lane…

#suzanaalimani2018

Shpërndaje në rrjetet sociale:
Porosit vide-poezine tende, kontakto => laberianews@gmail.com
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com